LAJMI I FUNDIT:

Tahirsylaj: Fundi i nëntorit në Kosovë me borë

Tahirsylaj: Fundi i nëntorit në Kosovë me borë

Kosova po vazhdon të përcillet me temperatura të nxehta edhe pse ka disa javë që kemi hyrë në stinën e dimrit. Këto masa ajrore pritet që ta përcjellin vendin edhe për disa javë.

Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, thotë se dimri nuk do të sjellë shumë borë në Kosovë dhe se borë pritet të bije gjatë fundit të nëntorit.


Tahirsylaj ka deklaruar se gjatë ditëve në vijim mbi vendin tonë do të vazhdojë të ketë temperatura relativisht të larta për këtë periudhë kohore.

“Gjendja sinoptike është nën ndikimin e masave ajrore që kanë ardh nga Afrika Veriore. Kanë veti të ndryshme fizike dhe gjatë kësaj jave nuk pritet një shkallë e lartë të kondensimit deri në fund të javës do të kemi mot relativisht të nxehtë. Mëngjeset do të jenë të ftohta. Dhe gjatë kësaj kohe temperaturat mundë të shkojnë deri në 18 gradë celsius”, ka deklaruar Tahirsylaj, për Express.

Tutje ai është shprehur se borë në Kosovë pritet që të bie gjatë fundit të nëntorit. Por intenisteti i saj nuk pritet të jetë i madh.

“Bora pritet që të bije diku ka fundi i muajit në vendet- kodrinore malore, ku zakonisht janë reshje të intensitetit të dobët. Temperaturat më të larta minimale pritet që të sillen prej 18 deri në – 20 gradë celsius”, ka thënë Tahirsylaj.