LAJMI I FUNDIT:

Tahiri tregon përbërjen e Qeverisë së re sipas Projektligjit

Tahiri tregon përbërjen e Qeverisë së re sipas Projektligjit

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka treguar se si duhet të jetë përbërja e Qeverisë sipas Projektligjit.

Tahiri ka thënë se Qeveria Haradinaj 3, do të jetë kryeministri, 2 zëvendësministra ( të emëruar nga radhët e ministrave), do të jenë 30 zëvendësministra, do të ketë numër të përgjysmuar të këshilltarëve politikë dhe nëpunës të kabineteve deri në 250, gjithashtu ai ka shkruar se nuk do të ketë ministra pa portofol, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit garon me një listë të përbashkët me Partinë Socialdemokrate, ku prijës i listës është Ramush Haradinaj./Telegrafi/