Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri sot është takuar me Ministren e Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë, Etilda Gjonaj, të cilën e ka njoftuar për reformat e ndërmarra që nga fillimi i mandatit të tij, nisur nga agjenda legjislative dhe ndryshimet e bëra në legjislacionin e fushës penale.
Në njoftimin për media thuhet se Tahiri ka treguar punën e bërë në reformimin e drejtësisë, nisur nga Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit, proces i udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë dhe me pjesëmarrjen e akterëve kryesor, dhe institucioneve ndërkombëtare, që sipas tij do të definojë vlerat, përgjegjësitë dhe mandatet që synojnë një rend juridik demokratik, të përgjegjshëm dhe efikas.
“Përmirësimi i përvojës së qytetarëve me gjyqësorin, do të arrihet përmes agjendës së përbashkët “Drejtësia 2020”, që synon që për dy vite, problemet kryesore të sektorit të zgjidhen dhe të përfundoj tranzicionin në drejtësi”, ka thënë ai.
Ministrja Gjonaj ka njoftuar ministrin Tahiri lidhur me zbatimin e reformave të ndërmarra në gjyqësor në Shqipëri, si dhe ka kërkuar shkëmbimin e përvojave në çështjen e ndërmjetësimit, si njëra nga mundësitë kryesore që qytetarët kanë në zgjidhjen alternative të rasteve të tyre.
Në njoftim thuhet se, ministrja Gjonaj ka ofruar mbështetjen e institucioneve të Shqipërisë në integrimet evropiane, me përvojën që kanë në përmbushjen e obligimeve të dala nga hapja e kapitujve 23 dhe 24 ë integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në takim është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar si dhe bashkëpunimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës me institucionet korrektuese në Shqipëri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAlarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë
Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron