LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Do të bëhet lirimi i masave për disa sektorë të ekonomisë

Tahiri: Do të bëhet lirimi i masave për disa sektorë të ekonomisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se do të bëhet lirimi i masave për disa sektorë të ekonomisë pas pandemisë COVID-19 në vend.

Tahiri përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se është diskutuar me ministrat përkatës që të bëhet hapja e aeroportit, gastronomisë dhe disa sektorëve të tjerë.


“Gjatë mëngjesit të sotëm, së bashku me zëvendëskryeministren Albulena Balaj-Halimaj patëm takim konsultues me ministrin e Shëndetësisë, Infrastrukturës, Ekonomisë dhe Ambientit, si dhe atë të Tregtisë dhe Industrisë për të diskutuar aspektet që ndërlidhen me lirimin potencial të masave për disa sektorë të ekonomisë. Në takim u konsultuam për çështjet lidhur me hapat tjerë që duhet të ndërmarrim të cilat janë në interes të ruajtjes së shëndetit publik dhe kthimit në normalitet. Më saktësisht ecja tutje me hapjen e aeroportit, gastronomisë dhe disa sektorëve tjerë”, njofton Tahiri. /Telegrafi/