LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Qeveria e Kosovës ka dështuar në dialogun me Serbinë (Video)

Tahiri: Qeveria e Kosovës ka dështuar në dialogun me Serbinë (Video)

Ish – kryenegociatorja në bisedimet e Brukselit në mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri  ka theksuar se Qeveria e Kosovës ka dështuar në dialogun me Serbinë, duke mos marrë primatin e udhëheqjes së këtij procesi. 

Sipas saj, kryeministri ka thënë se ai nuk merret me dialogun e Brukselit.

“Unë mendoj që kjo Qeveri ka dështuar në dialog, fare nuk është marrë me këtë temë. Vet kryeministri ka thënë se unë nuk merrem me dialogun e Brukselit. Një kryenegociator vetëm nuk mund të bëj asgjë pa mbështetjen e Qeverisë dhe kryeministrit. Është emëruar Avni Arifi i cili asgjë nuk ka bërë, sepse ka munguar mbështetja e Qeverisë dhe kryeministrit”, ka deklaruar Tahiri.

Ndryshe, Tahiri ka vlerësuar se Serbia do të vazhdojë të paraqesë skenare të ndarjes së Kosovës.

Ajo në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka theksuar se Serbia po synon që ta realizojë idenë e Serbisë se Madhe, duke e përfshirë copëtimin e territorit të Kosovës, e këto sipas saj janë edhe lojëra gjeopolitike të Rusisë.

“Unë mendoj se nuk duhet të biem në këtë grackë, sepse Kosova i ka bërë kompromiset e mëdha në Rambuje e më pas edhe në Vjenë. Kompromisi më i madh i yni ka qenë Pakoja e Ahtisarit, e cila ia siguron pakicës serbe – që i ka vetëm pesë për qind të popullsisë – 10 komuna që përfshijnë një territor rreth 25 për qind të tërë territorit të shtetit”, ka shtuar Tahiri.

Më tutje ajo ka thënë se gjatë kohës që ajo e ka drejtuar ekipin e Kosovës në dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit, temat për të cilat nuk është diskutuar në asnjë rrethanë, kanë qenë tema e statusit të Kosovës, ndryshimi i kufijve dhe mosndryshimi i rendit kushtetues.

Ajo ka thënë se është paksa e befasuar me heshtjen e Bashkimit Evropian (BE) gjatë këtyre ditëve që po diskutohet për temën e shkëmbimit të territoreve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori