LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Presidenti duhet ta udhëheqë dialogun

Tahiri: Presidenti duhet ta udhëheqë dialogun

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka ftuar partitë politike për konsensus rreth fazës finale të dialogut me Serbinë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se konsensusin e parë që duhet ta arrijnë partitë është ai për vija të kuqe që Kosova duhet t’i ketë në këtë proces.


Ajo ka vlerësuar se vija të kuqe duhen të jenë njohja reciproke, pakoja e Ahtisarit dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB.

Tahiri ka theksuar se Kuvendi duhet ta miratojë platformën për këto bisedime dhe ta autorizojë presidentin dhe ekipin negociator i cili do ta përfaqësojë Kosovën në këtë proces dialogues.

“Të gjitha partitë duhet të angazhohen në një debat parlamentar dhe të arrijnë një konsensus, pastaj Kuvendi ta aprovojë platformën dhe vijat e kuqe si dhe ta autorizojë një delegacion konsensual, i cili do të udhëhiqet nga presidenti për ta përfaqësuar shtetin e Kosovës në këto bisedime”, ka thënë Tahiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori