LAJMI I FUNDIT:

Tahiri nënshkroi Memorandum me KMDLNJ-në për monitorimin e Shërbimit Korrektues

Tahiri nënshkroi Memorandum me KMDLNJ-në për monitorimin e Shërbimit Korrektues

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka nënshkruar sot Memorandum të Bashkëpunimit me kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, për monitorimin e punës së Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ministri Tahiri u shpreh i bindur se ky Memorandum do të rrisë transparencën e këtij Shërbimi, dhe do të avancojë edhe më tutje respektimin e të drejtave të të burgosurve në Republikën e Kosovës.


Përvoja e gjatë që KMDLNJ ka në monitorimin e burgjeve, bënë që ministri Tahiri të besojë që këshillat dhe rekomandimet e tyre do t’i mundësojnë Ministrisë së Drejtësisë që të trajtojnë të privuarit nga liria konform konventave ndërkombëtare.

“Ata njerëz që sot vuajnë dënimin për çfarëdo vepre, që janë në qendrat Korrektuese në Republikën e Kosovës, nesër kur të dalin nga aty, të jenë të gatshëm të jenë pjesë e shoqërisë sonë”, ka thënë ministri Tahiri.

Për  Shalën, që bënë monitorimin e burgjeve që nga themelimi i institucioneve të Kosovës, Shërbimi Korrektues, krahasuar me shërbimet e ngjashme në rajon është më i miri.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka qenë institucioni më transparent dhe më llogaridhënës duke mos na penguar asnjëherë në asnjë proces të monitorimit. Raportet tona kanë qenë rekomanduese, në mënyrë që përmes përmirësimit të kushteve të të burgosurve, që është objektiv i yni, ta ndihmojmë punën e Shërbimit Korrektues”, ka thënë Shala.

Ndër të tjera, ai ka kërkuar që t’i kushtohet vëmendje edhe të punësuarve në këto Qendra dhe stafit tjetër administrativ, ndërkohë që është shprehur i bindur që rritja e buxhetit, që parashihet të bëhet pas 4 viteve që ishte i pandryshuar, do të rris cilësinë e trajtimit të të burgosurve.

Ministri Tahiri e ftoj Shalën që të jetë pjesë e plotësim ndryshimit të Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, që me rekomandime dhe këshilla të ndikoj direkt që ky ligj të bëhet konform konventave ndërkombëtare.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori