LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Nga vendimi i KQZ-së, Aleanca është goditur më së shumti

Tahiri: Nga vendimi i KQZ-së, Aleanca është goditur më së shumti

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës dhe njëherësh kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Besnik Tahiri, është duke zhvilluar një bisedë në emisionin ‘KallxoPernime‘.

Gjatë kësaj bisede Tahiri ka komentuar  vendimet e fundit nga Komisioni Qëndrorë i Zgjedhjeve (KQZ),  ku disa prej kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit nuk do të lejohen të jenë kandidatë për shkak të vendimeve gjyqësore të plotfuqishme në 3 vitet e fundit.


Ai tha se AAK-ja është ajo që është goditur më së shumti, ku kandidatit për deputet Shemsedin Dreshaj, iu është ndaluar kandidimi për një gjobë 18 euro dhe të cilës i ka kaluar afati.

“AAK është goditur në mënyrën më të paparaparë. Shemsedin Dreshaj ka një gjobë trafiku prej 18 euro, e cila madje e ka kaluar kohën prej 3 viteve”, tha Tahiri.

“AAK është dëmtuar, derisa kemi 4 kandidatë që për gjoba s’po mundem me kandidu. AAK është dëmtuar. Ne e kemi dërguar ankimin tonë për Shemsedin Dreshajn dhe 3 të tjerët. Nuk munden me na heq emrat nga listat në këtë formë”, tha tutje Tahiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori