LAJMI I FUNDIT:

Tahiri nënshkruan vendimin përmes të cilit i kërkohet Kuvendit që të përshpejtoj procedurat për miratim të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Tahiri nënshkruan vendimin përmes të cilit i kërkohet Kuvendit që të përshpejtoj procedurat për miratim të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se ka nënshkruar sot vendimin me anë të cilit ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që në mënyrë urgjente të përshpejtohen procedurat për aprovimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike pas pandemisë COVID-19.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se në këtë kohë, të gjitha vendet po ballafaqohen me pandeminë e cila ka shkaktuar pasoja të mëdha duke marrë jetëra njerëzish, njëkohësisht ka penguar edhe lëvizjen e lirë të njerëzve e të mallrave dhe ka dobësuar zhvillimin ekonomik.


Postimi i plotë:

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nënshkrova Vendimin me të cilin kërkova nga Kuvendi i Kosovës, që në mënyrë urgjente, të përshpejtohen procedurat për aprovimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike pas pandemisë COVID-19, në mënyrë që të mund të sanojmë pasojat e shkaktuara në ekonominë e vendit tonë.

Në këtë kohë, të gjitha vendet po ballafaqohen me pandeminë e cila ka shkaktuar pasoja të mëdha duke marrë jetëra njerëzish, njëkohësisht ka penguar edhe lëvizjen e lirë të njerëzve e të mallrave dhe ka dobësuar zhvillimin ekonomik. Prandaj, kësaj situate do t’i përgjigjemi me përkushtim dhe vullnet të plotë, në mënyrë që ne si institucione shtetërore të kryejmë detyrën tonë karshi nevojave të qytetarëve tanë.

Edhe në të ardhmen , Qeveria e Kosovës, do të përkujdeset për trajtimin e temave të cilat kanë të bëjnë me interesin qytetar, e veçmas në situata kur duhet vepruar në mënyrë emergjente. Presim bashkëpunim nga Kuvendi dhe të gjitha partitë parlamentare. /Telegrafi/