LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Marrëveshja e Ekstradimit, akt historik në raportet Kosovë-SHBA

Tahiri: Marrëveshja e Ekstradimit, akt historik në raportet Kosovë-SHBA

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka njoftuar se ka pranuar letrën e nënshkruar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe nga sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, përmes së cilës konfirmohet hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Ekstradimit në mes dy vendeve.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka shkruar se kjo marrëveshje shënon një akt historik në marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe SHBA-së dhe sipas tij është garanci e mëtejme se sundimi i ligjit është i pa alternativë dhe lufta kundër krimit do shkojë deri në fund.


“Nga zyrtarë të lartë të shtetit amerikan tashmë kam pranuar letrën e nënshkruar nga Presidenti i SHBA-ve z. Donald Trump, dhe nga Sekretari i Shtetit, z. Mike Pompeo, përmes së cilës konfirmohet hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Ekstradimit në mes dy vendeve. Kjo marrëveshje shënon një akt historik në marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe SHBA-së dhe është garanci e mëtejme se sundimi i ligjit është i pa alternativë dhe lufta kundër krimit do shkojë deri në fund. Pesha historike e kësaj marrëveshjeje, me vulën e Presidentit Trump, do të lë gjurmë në historinë e shtet ndërtimit tonë dhe do ta markojë Republikën e Kosovës në rangun e një vendi, në të cilin prijësit e demokracisë liberale dhe sundimit të ligjit kanë besim të plotë”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori