LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Llapi është pikënisja dhe fillimi i ndryshimeve të mëdha

Tahiri: Llapi është pikënisja dhe fillimi i ndryshimeve të mëdha

Kandidati i AAK-së për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, Besnik Tahiri, në një tubim parazgjedhor të mbajtur sot në Podujevë, ka thënë se Llapi është pikënisja dhe fillimi i ndryshimeve të mëdha.

“Në Llap, jemi bashkë, këtë herë e përherë si nismëtarë të proceseve, jemi bashkë për një fillim të mundësive të reja, për fëmijët, pleqtë, familjet e vendin.


Jemi bashkë, e të lidhur fort për të ardhmen. Jemi bashkë për nderim të vlerave.

Jemi bashkë për Kosovën, për atë që e kemi bashkë e përgjithmonë”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook.