LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Me Ligjin e Pagave, Shërbimi Korrektues përfitoi rritjen më të madhe të pagave që prej themelimit

Tahiri: Me Ligjin e Pagave, Shërbimi Korrektues përfitoi rritjen më të madhe të pagave që prej themelimit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka siguruar gardianët e Shërbimit Korrektues të Kosovës për ngritjen e pagave, duke hedhur poshtë kështu spekulimet se një gjë e tillë nuk ka ndodhur me miratimin e Ligjit të Pagave.

Tahiri, ka shpjeguar në detaje rritjen e pagave për Shërbimin Korrektues, duke thënë se kjo është rritja më e madhe e pagave që ka ndodhur ndonjëherë që prej themelimit të këtij institucioni.


Në një postim në profilin e tij në Facebook, ka thënë se është angazhuar personalisht.

“Sot ka ndodhur rritja më e madhe e pagave ndonjëherë që prej themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës. E di që sot jeni dezinformuar nga ata që dezinformimin e opinionit publik e kanë shndërruar në rutinë. Jam kujdesur vetë që nga kjo rritje pagash – të përfitoni edhe ju.

Aktualisht, paga më e vogël e oficerit korrektues është 364 euro dhe shtesa 107 euro. Me ligjin e miratuar sot, ndërkaq, formula e re është si në vijim: Paga më e vogël e oficerit korrektues do jetë 442 euro, ose koeficienti 1.85 (një koeficient ka vlerën e 239 eurove) dhe shtesa deri ne 40% e pagës bazë.

Pra, klasifikimi i gardianëve do bëhet nga koeficientet 1.85 deri në 2.9 dhe shtesat nuk do jenë më fikse, por deri ne 40 % e pagës bazë, si dhe përvoja e punës.

Zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm do kenë koeficientin 3.65 dhe shtesa deri ne 40% e pagës bazë. Drejtori i Përgjithshëm do ta ketë koeficientin 4 dhe 40 % të pagës bazë”, ka shkruar Tahiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori