LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Kosovë urime zgjedhjet, do të kalojmë mirë pavarësisht pandemisë

Tahiri: Kosovë urime zgjedhjet, do të kalojmë mirë pavarësisht pandemisë

Ka përfunduar takimi mes u.d presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe nënkryetarit të AAK-së, Besnik Tahiri.

Pas takimit, Tahiri para mediave tha se në takim është diskutuar për zgjedhjet parlamentare, transmeton Telegrafi.


“Temë diskutimi ishin zgjedhjet dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Diskutuam për kohën që këto zgjedhje të ndodhin. Në çfarë do situate kur vendimi transferohet të qytetarët ajo është një festë për të gjithë ne. Kosova ka dëshmuar stabilitet institucional dhe dinë të organizojë zgjedhje”, tha ai.

Tahiri tha se beson se edhe në zgjedhjet e reja do të kalojnë mirë pavarësisht pandemisë. /Telegrafi/