Konfiskimi dhe sekuestrimi i parave të grupeve kriminale të fituara jashtëligjshëm po konsiderohet si mënyra më e mirë për t’i dobësuar ato. Ndërsa, për grupin i cili po dyshohet për fajde dhe mashtrim po kërkohet që mos të përfundojë si rastet e tjera të pazgjidhura, por këta njerëz të filtrohen nga institucionet e drejtësisë.
Megjithëkëtë, në bazë të kaluarës ka skepticizëm, sipas monitoruesve të sistemit të drejtësisë, prej vitit 2013 vetëm 2 milionë euro janë konfiskuar dhe sekuestruar. Kurse, shtojnë se 90 për qind të prokurorëve nuk parashtrojnë kërkesa për sekuestrimin apo konfiskim të pasurisë të fituar në mënyrë të kundërligjshme.
Pavarësisht kësaj, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, thotë se e vetmja mënyrë për të dobësuar grupet kriminale është konfiskimi i pasurisë.
Sipas tij, nëse në aktvendime dënuese ia len pasurinë e fituar përmes krimit të organizuar ose korrupsionit, atëherë nuk do të dobësohet fuqia e këtyre grupeve kriminale.
“E vetmja formë për të arritur t’i dobësuar grupet kriminale është konfiskimi i pasurisë. Përderisa ia len pasurinë e fituar qoftë përmes krimit të organizuar, korrupsionit. Qoftë për çfarëdo mënyrë tjetër në mënyrë jo të ligjshme. Ne nuk do të dobësojmë fuqinë e tyre që e kanë, qofshin brenda institucioneve, apo jashtë bizneseve, kudo qofshin ato”, thotë Tahiri.
Angazhim më të madh në këtë drejtim po kërkon deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
Ajo thotë se institucionet e drejtësisë duhet të jenë më efikase në mënyrë që ky grup kriminal mos të përfundojë si gupet e tjera.
Haxhiu shprehet se dhe me anë të ligjit anti-mafia, sistemit të drejtësisë, do i’u jepej më shumë kompetenca ligjore për konfiskim dhe sekuestrim të pasurisë së paligjshme.
“Shpresoj që ky grup kriminal nuk do të përfundoj sikur shumë grupe tjera kriminale, në mënyrë që nga institucionet e drejtësisë këta njerëz të pastrohen. Kjo nuk guxon të ndodhë, sepse nuk i falet institucioneve të drejtësisë. Deri më tani nuk kemi parë veprime konkrete të prokurorisë në drejtim të grupeve kriminale që janë padyshim të lidhura me pushtetit, me njerëz brenda ekzekutivit”, deklaron ajo.
Nga IKD, organizatë që e monitoron sistemin e drejtësisë, thonë se mbi 90 për qind të rasteve, prokurorët asnjëherë në aktakuza nuk e identifikojnë pasurinë e paligjshme dhe nuk paraqesin kërkesa për konfiskim.
Duke u bazuar në këto, drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj thotë për KosovaPress se prej vitit 2013 janë konfiskuar pasuri e paligjshme një apo 2 milionë euro.
“Edhe përkundër obligimit që Prokurori i Shtetit e ka në bazë të Kodin të Procedurës, Instituti i Kosovës për Drejtësi gjatë monitorimit jo vetëm gjatë rastit të korrupsionit. Por dhe krimit të organizuar, shpërlarjes së parasë, veprave penale të tjera më serioze se fatkeqësisht mbi 90 për qind të rasteve prokurorët asnjëherë në aktakuzë nuk e identifikojnë këtë pasuri dhe nuk paraqesin kërkesa për sekuestrimin apo konfiskim të pasurisë të fituar në mënyrë të kundërligjshme… Përkundër faktit që kjo ka qenë në fuqi që nga viti 2013 në Kosovë është zbatuar jashtëzakonisht pak, ose mund të themi fare hiç. Në bazë të statistikave të IKD-së që e monitoron sistemin e drejtësisë prej vitit 2013 mund të numërojmë ndoshta 1 milion apo 2 milionë euro që janë konfiskuar për gjithë këto vite. Që është një shumë jashtëzakonisht e ulët”, deklaron Miftaraj.
Ndryshe, për katër nga pesë personat e dyshuar për fajde dhe mashtrim të arrestuar në fillim të javës, Prokuroria Themelore ka caktuar një muaj paraburgim./KP/ Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën