Kreu i Ministrisë së Drejtësisë, Abelard Tahiri, është shprehur i bindur se Projektligji për Kompetencat e Zgjeruara në Konfiskimin e Pasurisë do të marrë përkrahjen e deputetëve në Kuvend.
Tahiri tha se risitë e këtij projektligji do të ndihmojnë në konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të jashtëligjshme.
“Tashmë është përfunduar debati sa i përket këtij projektligji, nuk është përfunduar, nuk është votuar për shkak të mungesës së kuorumit, nuk ka hyrë fare në votim e rëndësishme është që ky projektligj do të votohet dhe ky projektligj do të kalojë. Pra, do të hyjë në fuqi dhe unë pres që në fillim të javës së ardhshme të votohet në leximin e parë, pastaj t’i kthehen komisionit për amendamentim të ideve të deputetëve që kanë në lidhje me këtë projektligj”, ka deklaruar Tahiri, për Ekonomia Online.
Tahiri është shprehur i bindur që ky projektligj do të hyjë në fuqi shumë shpejt dhe se institucionet e drejtësisë do të konfiskojnë pasuri, e cila është fituar në mënyrë të jashtëligjshme.
Ai vlerëson se me ligjin e ri, mundësitë për të kryer konfiskime janë shumë më të mëdha se në të kaluarën.
Madje sipas ministrit të Drejtësisë, ky projektligj do të ndikojë edhe në rritjen e numrit të pasurive të konfiskuara, numër ky, sipas Tahirit, i pamjaftueshëm deri më tash.
“Normalisht janë të gjitha statistikat se sa është konfiskuar me vendim të formës së prerë të gjykatës dhe nuk është një numër i mjaftueshëm që do të duhej të ishte, ne e dimë që asetet të cilat janë fituar në mënyrë të jashtëligjshme të paktën pretendohet që të jetë shumë më i madhe sesa kjo që është konfiskuar, pikërisht për këtë e kam përpiluar një projektligj të tillë”, ka shtuar Tahiri.
Më tutje, ai tha se gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës kanë kredibilitet të lartë dhe se do të arrijnë të përfundojnë me sukses edhe rastet të cilat konsiderohen të rënda.
“Nuk kam dyshim që gjyqësori dhe prokuroria kanë jashtëzakonisht gjyqtarë dhe prokurorë me kredibilitet të lartë dhe të cilët do të arrijnë të përfundojnë raste sado që mund të duken të rënda të arrijnë ti përfundojnë me sukses”, theksoi tutje Tahiri.
Tahiri deklaroi se nga zbatimi i këtij ligji nuk do të kursehet askush, përshirë ministra, deputetë apo njerëz të gjyqësorit.
“Do t’u jepet mundësi prokurorëve dhe gjyqtarëve të arrijnë me vendime të formës të prerë të gjitha asetet në dorë të kujtdo qofshin ato, qofshin politikanë, ministra, deputetët, gjyqtarë, prokurorë, qofshin biznese. Në dorë të kujtdo që janë ato asete të cilat janë fituar në mënyrë të jashtëligjshme të konfiskohen dhe t’i kthehen shtetit të Kosovës”, ka deklaruar ministri Tahiri.
I pari i Drejtësisë në Kosovë vlerëson se gjyqtarët dhe prokurorët kanë guximin e mjaftueshëm për të konfiskuar pasuri të fituar në mënyrë të jashtëligjshme, pasi mendohet që nën llupën e tyre mund të jenë edhe deputetë e zyrtarë shtetëror.
“Kjo do të ndodh, është ky gjyqësor dhe kjo prokurori që ka tregu efikasitet të madh në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që është vlerësuar nga Bashkimi Evropian dhe që po u mundëson qytetarëve të lëvizin lirshëm në një të ardhme të afërt në Zonën Shengen dhe jam i bindur që po këta gjyqtarë dhe prokurorë janë të guximshëm të arrijnë të konfiskojnë pasuri e cila është fituar me vepër penale ose në mënyrë të jashtëligjshme”, është shprehur Tahiri.
Projektligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë është diskutuar në Kuvend javën e kaluar për më shumë se 3 orë, mirëpo për shkak të mungesës së kourumit, votimi i tij është shtyer për një herë tjetër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova