LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Institucionet përgjegjëse t’i rritin kapacitetet në rast të përmbytjeve të mundshme

Tahiri: Institucionet përgjegjëse t’i rritin kapacitetet në rast të përmbytjeve të mundshme
Foto: Arkiv

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka deklaruar se qytetarët duhet të jenë të informuar për mundësinë e vërshimeve si pasojë e reshjeve të shiut.

Ahmeti në një postim në Facebook, ka shkruar se vërshimet mund të shkaktojnë dëme bujqësore, në ekonomi familjare, etj, transmeton Telegrafi.


“Vërshimet e shpejta përfshijnë territore të caktuara dhe kalojnë shpejt, kryesisht ndodhin në lumenjtë ose përroskat e vogla malore, por që mund të shkaktojnë dëme në toka bujqësore dhe ekonomi familjare e biznesore. Qytetarët duhet të jenë të informuar për mundësin e këtyre vërshimeve, në mënyrë që të jenë të përgatitur dhe sadopak të mundohen të minimizojnë dëmet e mundshme”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka shkruar se edhe institucionet duhet t’i ngrisin kapacitetet e tyre.

“Ndërsa institucionet përgjegjëse në Kosovë, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale, varësisht prej përgjegjësive që kanë, duhet ti ngrisin kapacitet e tyre, për t’u dal në ndihmë qytetarëve, në rast të përmbytjeve të mundshme”, u shpreh ai.

Ndryshe, IHMK ka paralajmëruar se si pasojë e reshjeve të shiut mund të ketë vërshime në disa zona, sipas IHMK-s mot me shi do të mbajë deri më 18 qershor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori