Tabloidi i njohur zviceran, Blick.ch, ka raportuar për ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit shqiptar, Shpat Kasapi.

Lajmi ka tronditur fansat dhe komunitetin artistik, duke shënuar një humbje të madhe për muzikën dhe kulturën shqiptare.


Raporti i Blick.ch vlerëson kontributin e Kasapit në muzikë dhe art, duke e konsideruar një nga figurat më të njohura të skenës shqiptare.

Foto: Blick.ch

Humbja e tij është ndjerë jo vetëm nga familja dhe miqtë, por edhe nga të gjithë ata që e ndoqën dhe e vlerësuan talentin e tij.

Kasapi vdiq në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër, ndërsa ndodhej në Itali.

Ai ishte atje për kurimin e djalit të tij, së bashku me partneren, Selvije Jao, me të cilën u tha se u kishte ndarë disa muaj më parë.

Lajmi ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat dhe kolegët e tij kanë shprehur dhimbjen dhe respektin për artistin.

Foto: Instagram

Shumë prej tyre kanë ndarë kujtime, fotografi dhe mesazhe mirënjohjeje për muzikën dhe energjinë pozitive që ai sillte në skenë. /Telegrafi/