LAJMI I FUNDIT:

Tableti Pixel i Google fillon nga një çmim prej 499 dollarë, ju vjen bashkë me mbushësin e lëvzishëm

Tableti Pixel i Google fillon nga një çmim prej 499 dollarë, ju vjen bashkë me mbushësin e lëvzishëm

Google prezantoi të mërkurën pajisje dhe softuer të rinj në konferencën e saj vjetore I/O 2023.

Gjiganti teknologjik gjithashtu dha detaje lidhur me tabletin e saj të ri Pixel, të cilin e kishte prezantuar vitin e kaluar gjatë konferencës I/O 2022, transmeton Telegrafi.


Pajisja Pixel Tablet vjen bashkë me një mbushës të lëvizshëm ku mund ta lëshoni aty tabletin për ta karikuar.

Google prezanton telefonin e saj të parë të palosshëm Pixel Fold, çmimi i pajisjes është 1,799 dollarë
Lexo po ashtu Google prezanton telefonin e saj të parë të palosshëm Pixel Fold, çmimi i pajisjes është 1,799 dollarë

Kështu për shembull, mund të jeni duke ecur nëpër shtëpi me tabletin dhe ta vendosni në një mbushës të lëvizshëm në kuzhinën tuaj për të dëgjuar muzikë ndërsa shikoni recetat. Është një rast përdorimi bindës që duket se ndërthur ambiciet e tabletëve të Google me pajisjet e tij inteligjente të shtëpisë si Nest Home Hub.

Tableti i Google Pixel Tablet me mbushësin e lëvizshëm

Pixel Tablet vjen me dy variante memorie me 128 GB hapësirë ose 256 GB hapësirë.

Tableti fillon nga 499 dollarë dhe secili ju vjen me një mbushës të lëvizshëm, pra është i përfshirë gjithashtu në pako.

Konsumatorët mund ta blejnë mbushësin shtesë për një çmim prej 129 dollarë. Porositë për këtë pajisje janë hapur nga tani. /Telegrafi/