LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Do ta negocionim – do ta nxirrnim një marrëveshje më të mirë në Washington

Hamza: Do ta negocionim – do ta nxirrnim një marrëveshje më të mirë në Washington

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se nuk do ta nënshkruanin marrëveshjen e Washingtonit, në formatin e tillë siç bëri Qeveria Hoti.

Hamza deklaroi se një marrëveshje të tillë në Shtëpinë e Bardhë, do ta negocionin dhe shprehet i bindur se do të nxjerrin një më të mirë sesa ajo e arritur më 4 shtator 2020.


“Ne nuk kemi qenë kundër marrëveshjeve, apo kundër shkuarjes në Shtëpinë e Bardhë dhe ka qenë fat i mirë shkuarja në Shtëpinë e Bardhë”.

“Çdo gjë që ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë ne e përkrahim kur ka rezultat të mirë dhe të pranueshëm”, deklaroi Hamza.

“Ne do ta nënshkruanim atë që do ishte në favor të Kosovës”.

Nuk do ta nënshkruanit marrëveshjen e Washingtonit?

“E kishim negociuar. Besoj që do ta nxirrnim një marrëveshje më të mirë”, përgjigjet Hamza tutje, njofton Klan Kosova.