LAJMI I FUNDIT:

Ta mësosh apo të mos e mësosh Shekspirin?

Ta mësosh apo të mos e mësosh Shekspirin?

Nga: Adrian Chiles
Përktheu: Telegrafi

Më ftuan këtë javë të shkoj në televizion në program të mëngjesit, për të folur për Shekspirin (William Shakespeare). Hilary Mantel u citua në Mail on Sunday të ketë thënë se dramat e tij janë “shumë të papërshtatshme si lëndë për nxënësit”. Argumenti i saj, siç e kuptoj unë, është se nuk ka përgjigje të sakta dhe të gabuara tek Shekspiri, kështu që nuk mund të bazosh testet tek ai.


Pikëpamje e drejtë, ndoshta, por nëse nuk shqyrtohet në GCSE (Certifikata e Përgjithshme për Shkollën e Mesme, diçka si Testi i Maturës – v.j.), asnjë adoleshent që kam takuar kurrë nuk do të lodhet me leximin e ndonjë vepre të Shekspirit, sepse është i vështirë të kuptohet.

Por, çfarë di unë? Kurrë nuk kam qenë mësues. Kështu që e kontaktova mësuesen time nga klasa e vitit 1983. Znj Byford ma dërgoi një ese të shkurtër në WhatsApp, për të cilën i kam dhënë notat më të larta. Gjatë 39 viteve ajo ka dhënë mësim për lëndën e Shekspirit në shkolla të mesme dhe padyshim ka besuar se edhe nxënësve (apo vartësve të saj) u ka pëlqyer përgjegjësia aq sa i ka pëlqyer edhe asaj (kësaj). OK, thash se ndoshta i takon shkollës së vjetër (pa ofendime, znj. Byford). Kështu që thirra një mikeshe e cila është sa gjysma e moshës së saj, që është kreu i një departamenti në Arthur Terry, një shkolle e madhe të financuar nga shteti në Birmingam dhe ajo e vuri si pyetje në një grup të mësuesve të anglishtes në WhatsApp.

Prita pak dhe thash, “oh, do të ishte mirë të mos mërzitesha me Shekspirin”, por gabova. Entuziazmi rritej. Temat e Othellos për diskriminim racor dhe xhelozinë; Romeo dhe Zhulieta në kulturën e bandave dhe dashuria e ndaluar… lista e temave relevante vazhdonte dhe vazhdonte.

Shkova në shtrat i mbushur me këtë temë, i gatshëm për t’u ballafaquar me secilin që duhej të debatoja.

Por, pastaj nga emisioni Good Morning Britain ma nisin një mesazh në ora pesë të mëngjesit ku thonë se nuk kishte vend për këtë temë. Mirë pra, po kthehem të fle, mbase për të ëndërruar për tërë këtë. /Telegrafi/