LAJMI I FUNDIT:

Szunyog: Sulmet e Qeverisë ndaj Prokurorisë minojnë pavarësinë institucionale, KPK të marrë përgjegjësinë për t’u siguruar që funksionet e duhura të menaxhimit janë në vend

Szunyog: Sulmet e Qeverisë ndaj Prokurorisë minojnë pavarësinë institucionale, KPK të marrë përgjegjësinë për t’u siguruar që funksionet e duhura të menaxhimit janë në vend

Shefi i Zyrës së Bashkimit E-së në Kosovë, Tomas Szunyog, në fjalën e tij në konferencën vjetore të prokurorëve, ka deklaruar se ata luajnë një rol jetik në sistemin e drejtësisë.

Ai theksoi se prokuroria është shtylla e shtetit ligjor dhe një nga themelet e funksionimit të demokracisë.


Duke folur për rolin e një prokurori, Szunyog tha se puna e tij ka të bëjë me sigurimin e dënimeve dhe në të njëjtën kohë me mbrojtjen e sistemit ligjor, duke respektuar parimin se “askush nuk është mbi ligjin” dhe duke dëshmuar se drejtësia është e verbër ndaj pushtetit.

Ai gjithashtu përmendi edhe sulmet e Qeverisë në drejtim të Prokurorisë duke thënë se këto sulme tentojnë të ushtrojnë ndikim të padrejtë dhe të njëjtët minojnë pavarësinë e institucioneve.

“… Kohët e fundit, për fat të keq, kam vërejtur deklarata të qeverisë në media që sulmojnë prokurorët dhe gjyqtarët. Unë e kam kritikuar publikisht këtë, duke nënvizuar rëndësinë themelore të pavarësisë së prokurorisë dhe gjykatave. Sulmet që tentojnë të ushtrojnë ndikim të padrejtë, apo minojnë autoritetin e institucioneve janë të papranueshme dhe duhet të largohen”, tha ai, raporton kp.

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë tha se prokuroria duhet të jetë e hapur pasi ajo është pjesë e sistemit kushtetues, ku kompetencat e institucionit janë të balancuara.

“Prokuroria është një pjesë e rëndësishme e shoqërisë, duhet të jetë e hapur dhe transparente. Për më tepër, prokuroria është pjesë e sistemit kushtetues, ku kompetencat e institucionit tonë janë të balancuara dhe të kontrolluara nga organe të tjera kushtetuese.

Kjo është një ndërveprim i pavarësisë dhe llogaridhënies shërben si garanci për integritetin e sistemit juridik dhe të demokracisë. Përfundimi është se pavarësia kushtetuese nuk është privilegj, është përgjegjësi; përgjegjësi për të respektuar të gjitha aspektet e sistemit kushtetues dhe për të vepruar gjithmonë në interesin më të mirë të qytetarëve dhe shoqërisë”, shtoi Szunyog.

Duke folur për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit, Szunyog tha se kjo çështje nuk duhet të zgjatet dhe se kjo po ndikon negativisht në sistemin prokurorial.

Ai përmendi edhe reformën e drejtësisë për të cilën tha se synon vlerat e sundimit të ligjit e llogaridhënien si dhe efikasitetin.

“Dëshiroj të përmend zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Me gjithë respektin për ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të shtetit, kjo zgjidhje e përkohshme nuk duhet të zgjatet. Situata aktuale po ndikon negativisht në sistemin prokurorial dhe KPK duhet të marrë përgjegjësinë e saj për t’u siguruar që funksionet e duhura të menaxhimit janë në vend. Deklarata e përbashkët e angazhimit për reformën në drejtësi është një shembull i situatës ku bashkëpunimi në interesin më të mirë të qytetarëve duhet të jetë në qendër. Është një reformë thelbësore, që synon në thelb vlerat e sundimit të ligjit, llogaridhënien, profesionalizmin, efikasitetin”, theksoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori