LAJMI I FUNDIT:

Szunyog: Liberalizimi i vizave është një hap i madh përpara

Szunyog: Liberalizimi i vizave është një hap i madh përpara

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog në lansimin e fushatës informuese për liberalizimin e vizave tha se liberalizimi i vizave është një hap i madh përpara dhe të gjithë njerëzit duhet t’i respektojnë rregullat e parapara në këtë drejtim.

Sipas tij lajmi për liberalizimin e vizave për Kosovën është një zhvillim i madh dhe i shumëpritur nga Kosova.


Lansimi i kësaj fushate është një zhvillim pozitiv i cili do t’u ofrojë qytetarëve informata se çfarë do të thotë liberalizimi i vizave dhe do t’i informojë ata për rregullat që duhet përcjellur gjatë udhëtimit në Bashkimin Evropian.

“Liberalizimi i vizave do të ndodhë më 1 janar të vitit të ardhshëm dhe Kosovarët do të mund të udhëtojë në Evropë, në Bashkimin Evropian për të parë bukuritë e Evropës, qytetet evropiane, gjithashtu do të shohin familjarët e tyre, mund të lidhen me evropianët e tjerë, dhe është e rëndësishme që fushata ka filluar, është e rëndësishme t’u shpjegojmë njerëzve se çfarë është liberalizimi i vizave dhe çfarë nuk është”.

“Mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se liberalizimi i vizave ka disa rregulla, rregullat duhet respektuar dhe se të gjithë e kuptojnë se liberalizimi i vizave do të thotë liberalizimi i vizave për turistët, dhe nuk është për qëndrim të gjatë, nuk do të thotë mundësi punësimi apo studimi. Për ato vlejnë rregullat tjera. Përsëri, ka rregulla që duhen respektuar. Nuk është për qëndrim të gjatë, nuk është për punë, nuk është për studentë. Pra, përsëri, është e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë se është një hap i madh përpara, një hap pozitiv për të gjithë kosovarët, ndaj le ta shijojmë së bashku”, tha Szunyog.

Më 18 prill të këtij viti Parlamenti Evropian miratoi vendimin që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë në vendet e BE-së nga 1 janari i vitit 2024. Ndërsa një ditë më vonë, më 19 prill është nënshkruar akti ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori