LAJMI I FUNDIT:

Szunyog: Bashkimi Evropian do të vazhdojë të përkrahë Kosovën

Szunyog: Bashkimi Evropian do të vazhdojë të përkrahë Kosovën

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Prishtinë Tomash Szunyog, me të cilin diskutoi mbi projektet që kjo zyrë po realizon në Kosovë dhe planin e miratuar të BE-së për ekonomi dhe investime në Ballkanin Perëndimor, me fokus të veçantë në digjitalizimin dhe ekonominë e gjelbër.

Ambasadori Szunyog tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të përkrahë Kosovën, dhe se plani për investime do të kontribuojë për një ekonomi të qëndrueshme dhe tejkalimin e pasojave nga pandemia COVID-19.


Nga ana e tij, ministri Kuçi njoftoi ambasadorin Szunyog për zhvillimet në avancimin e politikave dhe veprimeve në përkrahje të energjisë së ripërtërirë. Ai tha se janë të koncentruar në rrugën e integrimit evropian edhe në zbatimin e parimeve për ekonomi të gjelbër.

Në këtë frymë, i pari i BE-së në Kosovë dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit u dakorduan të vazhdojnë takimet më shpesh, pasi natyra e MEA-së i lidh shumë në investimet dhe orientimet e programeve në të ardhmen.

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori