Sytë pasqyra e “shëndetit”: Më thuaj ngjyrën të të them çfarë problemesh të presin
Thonë se sytë janë pasqyra e shpirtit, por disa studime të fundit thonë se janë edhe pasqyrë e shëndetit apo e një sërë cilësish që i kemi ose jo
Le t’i marrim me radhë:
Shkencëtarët kanë zbuluar se enët e gjakut të syve reflektojnë gjendjen e enëve të gjakut në tru, sepse janë të ngjashme në përmasa, strukture dhe funksion. Ato zhvillohen nga të njëjtat qeliza.
Edhe studime të mëparshme kanë treguar, gjithashtu, lidhjen mes përmasave të enëve të gjakut në sy dhe rrezikut për demencë, sëmundje kardiovaskulare, apo goditje zemre. Por këto studime, deri tani, ishin bërë vetëm në njerëz të moshuar.
Zbulimet e tanishme pretendojnë se këto përfundime janë të aplikueshme edhe në moshat e reja. Edhe te fëmijët.
Kjo nuk ka të bëjë me cilësinë e shikimit. Ai mund të jetë 100 për qind dhe nuk bëhet fjalë për një kontroll të tij, por për atë që quhet “retinal imaging”.
Ky ekzaminim mund të tregojë më tepër për shëndetin e trurit dhe ndoshta, në mënyrën më të shkurtër e më të lehtë.
Sipas një sërë studimesh të tjera, ngjyra e syve tregon në të njëjtën kohë edhe sesi e përjetojmë apo përballojmë dhimbjen, sa mund ta mbajmë alkoolin e deri tek aftësitë tona në sporte të caktuara.
Sipas disa studiuesve të universitetit të Pitsburgut, shkruan Living, gratë me ngjyrë më të çelët të syve, përjetojnë më pak dhimbje gjatë sjelljes në jetë të një fëmije, krahasuar me gratë me ngjyrë më të errët sysh. E në të njëjtën kohë, e mbajnë më mirë alkoolin.
Po ashtu, njerëzit me ngjyrë më të çelët të syve janë më të mirë në golf, ndërkohë që ata me ngjyrë më të errët, në bejsboll.
Arsyeja fshihet në gjenet tona. Ngjyra e syve, nga sa dihet deri tani, bazohet në 12-13 variacione individuale të gjeneve të njeriut. Dhe ky, nuk ka sesi të jetë i vetmi funksion që këto gjene kanë në organizëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert