LAJMI I FUNDIT:

Sylejman Selimi ka tri vjet që pret rifillimin e gjykimit ndaj tij

Sylejman Selimi ka tri vjet që pret rifillimin e gjykimit ndaj tij

Sylejman Selimi prej tri vitesh është duke pritur rigjykimin për një rast ndaj tij.

Bëhet fjalë për rastin “Drenica 1” ku ish-komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së akuzohet për krime lufte.


Këtë rast Gjykatës Themelore të Mitrovicës ia ktheu për rigjykim Gjykata Supreme në qershor të vitit 2018, raporton RTV Dukagjini.

Supremja ja ka aprovuar mbrojtjes së Selimit kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë që kishte të bënte me përbërjen e trupit gjykues.

Hulumtuesi nga Fondi të Drejtën Humanitare Amer Alija thotë se në atë kohë të gjitha lëndët në Gjykatën e  Mitrovicës gjyqtarët ishin ndërkombëtarë.

“Për fat të keq në këtë gjykatë prej tri vitesh nuk është caktuar për gjykim asnjë seancë. Nuk dihet arsyeja e vërtetë pse po ndodh kjo”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Për avokatin Skender Musa vonesa në gjykimin e rasteve të tilla është shkelje e të drejtave të njeriut.

“Rasti duhet të merret nga Mitrovica dhe të kalojë në departamentin kompetent në Prishtinë pasi që Departamenti Special është themelua për të trajtuar rastet më të rënda, qofshin ato korruptive, rastet që lidhen me krimin e organizuar apo krimet e luftës…Është shkelje e të drejtave të njeriut vonesa e tillë ndaj qytetarit të Kosovës”, deklaroi avokati Musa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori