LAJMI I FUNDIT:

Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër i Kulturës

Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër i Kulturës

Pas lirimit nga detyra, që ditë më parë iu bë Sejnur Veshallit, kryeministri Albin Kurti, tashmë ka emëruar Sylejman Elshanin, në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Në dokumentin e vendimit, thuhet se Elshani, do të jetë përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga ministri, por dhe të tjera.


Poashtu ai është i obliguar që të deklarojë pasurinë brenda 30 ditëve.

Reagon kryetari i LPRK-së: Kërkova shkarkimin e zëvendësministrit të Kulturës për shkak të mosbashkëpunimit
Lexo po ashtu Reagon kryetari i LPRK-së: Kërkova shkarkimin e zëvendësministrit të Kulturës për shkak të mosbashkëpunimit

Sejnur Veshallit ishte shkarkuar me kërkesë të kryetarit të partisë së tij.

Ai kishte deklaruar se kryeministri Kurti i kishte thënë që “iu bë e padrejtë” me rastin e largimit./Telegrafi/