Kryesuesi i Bordit të Trepçës, Ardian Syla ka thënë se paralajmërimet për grevë nga minatorët e Trepçës, janë të paarsyeshme dhe me qëllime të këqija.
Sipas tij këto greva, mund ta çojnë Trepçën drejt kolapsit. Përderisa Syla ka bërë të ditur se pagat e mbetura do të paguhen ditëve në vijim.
“Pjesa e mbetur e pagave të janarit, do të kompenzohet ditëve në vijim pas shpërndarjes së subvencioneve nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës. Gjithsesi, ky buxhet i paraparë për paga dhe transfere do të jetë një ndihmesë vetëm për disa muaj në vijim. Prodhimi aktual në “Trepçë” nuk mbulon as pagat e puntorëve e lëre më shpenzimet tjera operative. Prodhimi duhet të ngritet në mënyrë që të sigurohet një stabilitet financiar”, ka shkruar Syla.
Ai gjithashtu ka folur edhe për grevat e tjera që kanë gjetë muajve të kaluar, duke thënë se kanë shkaktuar humbje.
“Greva e muajit korrik 2018, dhe, greva e pa paralajmruar dhe e pa arsyeshme e muajit janar 2019, i shkaktuan humbje financiare Ndërmarrjes “Trepça” mbi 1.2 milion euro. Prandaj, si pasojë e këtyre humbjeve financiare, pagat për muajin janar nuk janë siguruar në tërësi, dhe janë shpërndarë në masën prej 60%, po aq sa ka qenë edhe prodhimi”, ka thënë Ardian Syla.
Ndryshe, minatorët e Trepçës kanë dhënë ultimatum deri javën tjetër që t’u procedohet edhe pjesa e mbetur e pagës.
Në të kundërtën, do të hyjnë në grevë. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Lista Serbe kërcënon me kryengritje nëse nuk lirohet serbi i arrestuar për sulm mbi policinë dhe djegie të veturave në veri

Jo vetëm për sulm ndaj policisë dhe djegie të veturave në veri, serbi i arrestuar dyshohet se kërcënonte serbët që ta braktisin FSK-në

Nëntë vetura të djegura deri tani në veri të vendit

Tri vrasje "misterioze" ndodhën këtë vit në Kosovë, por ende asnjë i arrestuar

Hapet "Baubox", shitorja e parë në Tetovë që shet produkte për nevojat shtëpiake

Arrestohet një person i dyshuar për djegien e veturave në veri

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Lista Serbe kërcënon me kryengritje nëse nuk lirohet serbi i arrestuar për sulm mbi policinë dhe djegie të veturave në veri

Jo vetëm për sulm ndaj policisë dhe djegie të veturave në veri, serbi i arrestuar dyshohet se kërcënonte serbët që ta braktisin FSK-në

Në Big Brother VIP Albania do të rikthehen katër nga banorët e eliminuar

Arsenali i pandalshëm, Xhaka vazhdon me gola – titulli i kampionit edhe më afër

Nëntë vetura të djegura deri tani në veri të vendit

Rrëfimi për lundrimin e parë të pasagjerëve rreth botës që u bë 100 vjet më parë