LAJMI I FUNDIT:

Swatch me rritje të fitimit në gjashtëmujor

Swatch me rritje të fitimit në gjashtëmujor

Prodhuesi i madh zviceran i orëve, “Swatch-Group” gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti ka regjistruar një fitim të pastër prej 254 milionë euro.

Krahasuar me fitimin e realizuar në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, kjo përbën një rritje prej 6.8 për qind, shkruan srf.ch.

Por, në të njëjtën kohë, qarkullimi i këtij koncerni të orëve dhe të stolive, në varësi nga ndryshimi i kursit, ka shënuar një rënie të lehtë, duke u sjellë në 3.7 miliardë franga, thuhet në një komunikatë të Swatch Group Schweiz. Me këtë rezultat, koncerni shikon me optimizëm drejt gjysmës së dytë të vitit.

Që në muajin qershor dhe në dy javët e para të korrikut është regjistruar një rritje e shpejtuar te të gjitha markat e prodhimeve. Por rritja më e madhe është shënuar në segmentin e prodhimeve luksoze dhe atyre të prestigjit. /albinfo/