LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Vendimi i sotëm nuk ka të bëjë me Mini-Schengenin, por me procesin e Berlinit

Sveçla: Vendimi i sotëm nuk ka të bëjë me Mini-Schengenin, por me procesin e Berlinit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj i cili tha “Kryeministri Albin Kurti ende pa e nisur zyrtarisht dialogun me Serbinë, sot paska marrë vendim për nisjen e zbatimit të Mini-Schengenit ku Kosova nuk trajtohet e barabartë me vendet e rajonit”.

Përmes një postimi në Facebook, ministri u shpreh se “Vendimi në mbledhjen e sotme nuk ka të bëjë fare me mini-shengen, por ka të bëjë me nisma në kuadër të procesit të Berlinit në të cilat Kosova duhet të jetë palë e barabartë”.


Hoxhaj: Urime Jugosllavia e re Albin!
Lexo po ashtu Hoxhaj: Urime Jugosllavia e re Albin!

“Procesi i Berlinit është ide dhe nismë e Kancelarës Merkel, kurse zona mini-shengen apo më saktë Novi Sad është ide e Vuçiq dhe mbështetet nga ai. Qeveria e Kosovës mbështet bashkëpunimin rajonal mbi bazën e barazisë dhe reciprocitetit mes palëve”, shkruan Sveçla.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës sot miratoi unanimisht nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare për Lirinë e Lëvizjes dhe Qëndrimit të shtetasve të Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Bosnje dhe Hercegovinës që të hyjnë në territorin e njëra-tjetrës me letërnjoftim biometrik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori