LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Digjen pronat dy serbëve pasi regjistruan veturat me targa RKS

Sveçla: Digjen pronat dy serbëve pasi regjistruan veturat me targa RKS

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka thënë se po vazhdon ndjekja dhe kërcënimi i qytetarëve serbe që po pranojnë simbolet legale të shtetit të Kosovës.

Përmes një postimi në tëitter ai ka njoftuar se gjatë ditës së sotme një tjetër pjesëtar serbë i Policisë së Kosovës është kërcënuar me ç‘rast i është djegur makina vetëm pse ajo kishte targa RKS.


Ai i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqi që të ndalojë së përkrahuri veprimet e dhunshme që ushtrohet ndaj qytetarëve që i qëndrojnë besnik shtetit të Kosovës.

“Tendencat për të ndjellë frikë vazhdojnë. Sot një tjetër oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale, të cilat dogjën veturën e tij me targa legale RKS. Kjo është një thirrje e hapur për t’u luftuar institucionet e Republikës së Kosovës. I kërkojmë Vuçiqit të ndalojë së përkrahuri veprimet e dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në postimin e Sveçlës.

Vetura e djegur e zyrtarit policor

Derisa zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës kanë konfirmuar se deri tani pak automjete janë regjistruar me targa RKS në katër komunat veriore të vendit.

Qytetarët serbë të asaj pjese kryesisht nuk preferojnë të flasin publikisht rreth zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e automjeteve që posedojnë targa ilegale KM, PR etj, me targa RKS.

Shumica prej tyre frikësohen të shprehin lirshëm mendimin e tyre rreth kësaj çështjeje.

Nnë veri të vendit përkundër interesimit të qytetarëve, po zhvillohet një propagandë nga Beogradi, e që ka për qëllim frikësimin e qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori