LAJMI I FUNDIT:

Sveçla reagon pas aksionit të Policisë: Prodhimi dhe qarkullimi i monedhave të falsifikuara, fakt tejet shqetësues

Sveçla reagon pas aksionit të Policisë: Prodhimi dhe qarkullimi i monedhave të falsifikuara, fakt tejet shqetësues

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi që në Prizren është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e monedhave të falsifikuara.

“Dukuria e prodhimit dhe futjes në qarkullim të monedhave të falsifikuara vazhdon të mbetet fakt tejet shqetësues përveç që një akt i tillë është edhe vepër penale”, ka shkruar Sveçla në Facebook.


Ai thotë se Policia e Kosovës dhe akterët tjerë të sigurisë janë të angazhuar maksimalisht në lokalizimin dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë aktivitet ilegal.

Sveçla ka kujtuar aksionin e suksesshëm gjatë ditës së sotme ku u kapën sasi të konsiderueshme monedhash të falsifikuara metalike.

“Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës sot ka zhvilluar me sukses operacionin që rezultoi me arrestimin e dy personave, sekuestrimin e parave të falsifikuara dhe sekuestrimin e pajisjeve që kanë shërbyer për prodhimin e tyre”.

Sveçla reagon pas aksionit të Policisë: Prodhimi dhe qarkullimi i monedhave të falsifikuara, fakt tejet shqetësues
Lexo po ashtu Sveçla reagon pas aksionit të Policisë: Prodhimi dhe qarkullimi i monedhave të falsifikuara, fakt tejet shqetësues

“Do të vazhdojmë angazhimin dhe bashkëpunimin me akterët e sigurisë për reagim ndaj çdo veprimtarie që prekë dhe dëmton mirëqenien dhe sigurinë e qytetarëve tanë”, ka vijuar Sveçla.

Ndryshe sot, në rrugën magjistrale Prizren-Vërmicë janë ndaluar dy automjete, me të cilat dyshohej se po bëhej shpërndarja e parasë së falsifikuar.

Pas kontrollit të automjeteve, në automjetin e parë janë gjetur 850 monedha në vlerë prej dy euro.

Totali i parave të sekuestruara është 1,704 euro monedha metalike (nga dy euro)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori