LAJMI I FUNDIT:

​Sveçla: Projektligji për pagat krijon sistem të unifikuar dhe sjellë barazi në pagë

​Sveçla: Projektligji për pagat krijon sistem të unifikuar dhe sjellë barazi në pagë

Komisioni parlamentar për Administratë Publike të premten miratoi në parim Projektligjin për pagat, i cili ka kosto buxhetore 745 milionë euro.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, arsyetoi këtë projektligj, për herë të parë krijon një sistem të unifikuar të pagave dhe sjellë barazi në pagë te të punësuarit në sektorin publik, të cilët paguhen përmes buxhetit të Kosovës.


Ministri Sveçla bëri të ditur se kostoja buxhetore e këtij Projektligji është 745 milionë euro dhe sipas tij ky projektligj është buxhetuar me projektbuxhetin e vitit 2023. Ndërsa për vlerën e koeficientit të pagës, ai tha kjo propozohet nga Ministria e Financave me buxhetin vjetor.

“Kostoja buxhetore do të jetë 745 milionë euro, është planifikuar me buxhetin e 2023. Për shumë e koeficientit e kemi sqaruar disa herë. Jemi dëshmitar se ka pagë të njëjtë jo për punë të njëjtë në nivel lokal. P.sh, kryetari i kryeqytetit të Kosovës, ka pagë të njëjtë me një kryetar komune, sikur një kryetar i një komune të vogël, e cila mund të themi lirisht se është fshat. Pra, këtu është dallimi, kurse për sa i takon zyrtarëve civilë nuk ka dallim në paga”, theksoi Sveçla.

Kryetari i Komisionit nga radhët e Vetëvendosjes, Valon Ramadani, tha se projektligji në fjalë zvogëlon hendekun e pabarazisë për punonjësit që marrin pagë nga shteti.

“Ky projektligj zvogëlon hendekun e pabarazisë për të gjithë punonjësit e administratës që marrin pagë nga shteti”, tha ai.

Ndërsa, deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se mospërcaktimi i vlerës së koeficientit për paga rritë pasigurinë për punëtorët.

“Për vlerën e koeficientit, nuk ka caktim të shumës. E dimë që është në diskrecion të Ministrisë së Financave, megjithatë kjo mundëson një lloj pasigurie tek sektori publik. Sepse në kohë fushatash mund të ndikohen që të ketë rritje”, theksoi ai.

Deputeti nga LDK, Agim Veliu, theksoi se Ligji për pagat është i domosdoshëm për vendin dhe pret që të jetë në përputhe me parimet e barazisë dhe mos diskriminimit, në mënyrë që të mos përfundojë në Kushtetuese.

“Ky projektligj ka qenë i domosdoshëm përkundër qeveria e Kosovës është vonuar dhe presim që sa më shpejt t’i kalojë procedurat e nevojshme dhe të aprovohet në përputhje me parimet e barazisë dhe mos diskriminimit, në mënyrë që të mos përfundoi ky ligj edhe një herë në Kushtetuese”, u shpreh Veliu.

Më këtë projektligj, pagën më të lartë në sektorin publik do ta ketë presidenti i vendit.

Ky komision sot po ashtu ka miratuar edhe Projektligjin për zyrtarët publikë.

Këto dy projektligje pritet që më 8 dhjetor të shqyrtohen në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori