LAJMI I FUNDIT:

Sveçla i përgjigjet Prokurorisë në Ferizaj: Dardan Krivaqa kishte 135 vepra penale, nëse doni ua dërgoj listën

Sveçla i përgjigjet Prokurorisë në Ferizaj: Dardan Krivaqa kishte 135 vepra penale, nëse doni ua dërgoj listën

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka demantuar Gjykatën Themelore në Ferizaj, e cila sot kishte deklaruar se vrasësi i 18-vjeçares Marigona Osmani, Dardan Krivaqa kishte 10 lëndë për vepra penale.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “në dosjen zyrtare të Policisë së Kosovës, krimineli Dardan Krivaqa figuron se është i akuzuar për 135 vepra penale, ku përveç vrasjes makabre, ai akuzohej edhe për shumë vepra të tjera përfshi përdhunim, zhvatje, mashtrim, kanosje, grabitje, sulm fizik, vjedhje, therrje me thikë të zyrtarit policor…”


“Pushtetet në Kosovë i kemi të ndara, por krimin duhet ta luftojmë së bashku, kështu e kërkon ligji. Praktika e fshehjes prapa veprave kriminale, e parashkrimi me qëllim i lëndëve kriminale ‘për miqtë’ dhe ‘të fortët’, si dhe hedhja e fajit tek tjetri duhet të marrë fund”, ka shkruar Sveçla, përcjell Telegrafi.

“Në dosjen zyrtare të Policisë së Kosovës, krimineli Dardan Krivaqa figuron se është i akuzuar për 135 vepra penale, ku përveç vrasjes makabre, ai akuzohej edhe për shumë vepra të tjera përfshi përdhunim, zhvatje, mashtrim, kanosje, grabitje, sulm fizik, vjedhje, therrje me thikë të zyrtarit policor…lista është e gjatë, dhe nëse për këtë nuk dinë prokurorët dhe gjykatësit, atëherë çfarë dinë ata? Apo, ata dinë që këtë kriminel recidivist ta akuzojnë dhe shpërblejnë me dënim me kusht – punë në dobi të komunitetit!”, ka shkruar ai.

Më tej Sveçla ka thënë se “mijëra lëndë të pazgjidhura qëndrojnë me vite të tëra nëpër prokurori e gjykata si rezultat i dështimit të sistemit të drejtësisë për t’i trajtuar ato dhe për të vendosur drejtësinë për qindra e mijëra qytetarë anë e mbanë Kosovës”.

Sveçla postimin e tij e ka përfunduar me një porosi për prokurorinë dhe gjykatat. “Në qoftë se prokuroria dhe gjykatat nuk kanë qasje në databazën e Policisë së Kosovës, ua dërgoj unë listën (e veprave penale të Krivaqës).

Sveçla gjithashtu sot ka deklaruar se dy hallka që kanë qenë të papërgjegjshme në rastet e Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut janë Prokuroria e Gjykata.

Prokuroria në Ferizaj i reagon ashpër ministrit Sveçla: Deklaratat e tij shpërfaqin mosnjohuri elementare profesionale
Lexo po ashtu Prokuroria në Ferizaj i reagon ashpër ministrit Sveçla: Deklaratat e tij shpërfaqin mosnjohuri elementare profesionale

Ai tha se nuk mund të pajtohet me parullën e protestuesve, “Ministria i ka duart me gjak”, sepse siç tha ai, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e Marigona Osmanit në një kohë shumë të shkurtë.

Por, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit Sveçla.

Sipas tyre, “Këto deklarata janë të paqëndrueshme, shfaqin mosnjohuri elementare profesionale, janë krejtësisht tendencioze dhe kanë për qëllim dezinformimin dhe manipulimin e opinionit për përfitime politike”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori