Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka takuar shefi i Operacioneve Ndërkombëtare në DEA, George S. Papadopulous dhe ekipi i tij në Uashington DC, ku kanë diskutuar për situatën aktuale, sukseset e arritura nga Kosova në luftimin e trafikimit me narkotikë, si dhe sfidat me të cilat po përballen institucionet e Kosovës.
Sveçla ka shkruar në Facebook se kanë dëgjuar për shqetësimet me të cilat po përballet bota për shkak të trafikimit me narkotikë, mënyrat më efikase për adresimin e këtyre problemeve dhe angazhimin e përbashkët si partnerë.
“Patëm mundësinë të dëgjojmë për shqetësimet me të cilat po përballet bota për shkak të trafikimit me narkotikë, mënyrat më efikase për adresimin e këtyre problemeve dhe angazhimin e përbashkët si partnerë”, ka shkruar Sveçla, transmeton Telegrafi.
Ai tha se në këtë takim kanë prezantuar punën e mirë që Policia e Kosovës ka bërë gjatë vitit të kaluar në luftimin e trafikimit me narkotikë e që po vazhdon edhe gjatë këtij viti, si dhe angazhimin për ta larguar Kosovën nga lista e vendeve ku zhvillohen veprimet e tilla kriminale.
“Kam shprehur gatishmërinë e Kosovës për bashkëpunim dhe shkëmbim të informatave për luftimin e grupeve kriminale, nevojën për forcimin e kontrollit të kufijve, nevojën për bashkëpunimin policor me vendet e rajonit si dhe partnerët e tjerë”.
Më tej Sveçla ka thënë se Papadopulous ka vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë të Kosovës, përfshirë edhe aksionin “Adriatiku” i cili ka rezultuar me kapjen e 415 kg kokainë dhe ka potencuar se bashkëpunimi me partnerët është më se i domosdoshëm për të qenë efikas dhe për të arritur rezultate më të shpejta.
“I siguruam që Kosova është e vendosur të jetë partner në luftën e pakompromis të krimit të organizuar dhe trafikimit me narkotikë”, ka shkruar ministri Sveçla. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Fatmira Hajdari: Azemin dy herë e kam parë duke qarë – njëra ishte kur nisi lufta në Kosovë

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Zhvillimet në veri, Kurti edhe sot pret në takim emisarin gjerman

Dien Shirt Company

American School of Kosova

Procurri

Procurri

Scopic Software

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Shitet banesë moderne me 116.4m² në Prishtinën e Re ID-193

Jetesa luksoze në Prishtinën e Re – Banesa juaj e ëndrrave në Kompleksin Dora ID – 192

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje

Komoditeti dhe stili bëhen një falë këtyre pantallonave nga brendi Marrakech

Hyni në fushë me stil, besim dhe performancë të pandalshme me atletet Adidas
Më të lexuarat

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

Kurti thyen heshtjen pas tensioneve në veri: E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

Kongresmeni Torres: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht Kosovën

Uzuni me golin e tij ngjit Granadën në La Liga dhe mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit