LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Në armatimin e sekuestruar ka jelek antiplumb me shenjë të njësive speciale ruse

Sveçla: Në armatimin e sekuestruar ka jelek antiplumb me shenjë të njësive speciale ruse
Foto: Arkiv

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se në armatimin që kanë konfiskuar në veri, saktësisht në njërin nga jelekët antiplumb ka shenjë të njësive speciale ruse.

Ministri theksoi se kjo tregon që ose ka një pjesëtar të kësaj njësie në Kosovë së paku, ose ka ndonjë serb i cili ka qenë pjesë e luftërave atje dhe është kthyer këtu për të vazhduar luftën kundër Republikës së Kosovës.

Ekspozohet armatimi i konfiskuar në Zveçan, 15 granatat prodhim i Serbisë i vitit 2021
Lexo po ashtu Ekspozohet armatimi i konfiskuar në Zveçan, 15 granatat prodhim i Serbisë i vitit 2021

Megjithatë ai tha se nuk do të zmbrapsen para bandave kriminale, transmeton Telegrafi.


“Fokusi ynë duhet të jetë mbrojta e Republikës sonë e cila është e cenuar seriozisht nga Serbia por dhe më gjerë. Një detaj i vogël nëse ju ka shpëtuar, njëri nga jelekët antiplumb ka shenjën e njësive speciale ruse, që d.m.th ose kemi një pjesëtarë të kësaj njësie në Kosovë së paku, ose kemi ndonjë serb i cili ka qenë pjesë e luftërave atje dhe është kthyer këtu për të vazhduar luftën kundër Republikës së Kosovës”, ka thënë Sveçla.  /Telegrafi/