Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla ka thënë se Hashim Thaçi po kidnapon një rol që nuk i takon fare.
“Hashim Thaçi po kidnapon një rol që nuk i takon fare. Është për t’u habitur qëndrimi i qeverisë, e cila po abstenon nga ky proces aq i rëndësishëm për vendin”, deklaroi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, tha se Hashim Thaçi i ka sjellë dëme Kosovës, por nëse ka sjellë diçka të mirë nga ndonjë marrëveshje, ato nuk janë zbatuar fare.
“Kemi një përvojë jashtëzakonisht të keqe me Hashim Thaçin në raport me bisedimet me Serbinë. Ai na ka sjellë marrëveshje shumë të dëmshme për vendin. Nëse ka sjellë diçka të mirë nga ndonjë marrëveshje, ato marrëveshje nuk janë implementuar”, ka deklaruar Xhelal Sveçla, përcjell Telegrafi.
Peng të Gjykatës Speciale e ka quajtur më tej deputeti Sveçla, presidentin Hashim Thaçi.
“Gjenda e Hashim Thaçit është për t’u diskutuar. Ai është peng i Gjykatës Speciale, peng i fatit të tij për të ardhmen, dhe rrjedhimisht ai po mundohet me çdo kusht të mbetet faktor në skenën politike, në mënyrë që të shpëtoj vetë veten”, ka thënë më tej Sveçla duke shtuar se Thaçit nuk i intereson më për fatin e Kosovës.
Sveçla ka thënë se të gjitha kërkesat e Serbisë për t’u diskutuar, Hashim Thaçi po i pranon duke u shndërruar në një argat të presidentit serb.
“Thaçi është bërë argat i Vuqiçit tashmë, sepse të gjitha kërkesat që Serbia po i kërkon për t’u diskutuar, ai po i pranon”, ka përfunduar deputeti opozitar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë