LAJMI I FUNDIT:

Svarqa: LDK nuk heq dorë nga posti i presidentit dhe kryeparlamentarit

Svarqa: LDK nuk heq dorë nga posti i presidentit dhe kryeparlamentarit

Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe ish-kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se LDK i ka kusht për pjesëmarrje në qeveri postin e presidentit dhe atij të kryetarit të parlamentit.

Svarqa, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK i ka kushte për të hyrë në qeveri që asaj t’i takojnë presidenti dhe kryetari i parlamentit ndërsa ka thënë se për ministritë ende nuk është diskutuar.

Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj thotë se tema tjera nuk mund të jenë problem në arritjen e koalicionit me Vetëvendosjen.


Ish-kryetari i Ferizajt ka thënë se nëse koalicioni NISMA-AKR futen në kuvend do të ishte më mirë që të qëndronin në opozitë pasi sipas tij “vota e qytetarit e ka përcaktuar këtë”.

Ai ka thënë se qytetarët kanë votuar me shumicë partitë opozitare duke thënë NISMA-AKR do të duhej të qëndronin në opozitë.

I pyetur për temën më të përfolur të ditës së sotme, lokacionin e stadiumit të ri, Svarqa ka thënë se dëshirë e tij do të ishte që një stadium i tillë të ndërtohej në Ferizaj.

Sejdiu i kërkoi dorëheqjen, i përgjigjet Svarqa: Pse nuk i ruajte votat që i kishte Ibrahim Rugova
Lexo po ashtu Sejdiu i kërkoi dorëheqjen, i përgjigjet Svarqa: Pse nuk i ruajte votat që i kishte Ibrahim Rugova

Ai ka thënë se në LDK nuk është diskutuar për çështjen e lokacionit të stadiumit por ka thënë se nuk ka informacion nëse një gjë e tillë mund të jetë diskutuar mes grupeve punuese të LDK-së me Vetëvendosjen./Telegrafi/