LAJMI I FUNDIT:

SUV-ët e rinj ndotin më shumë ambientin sesa veturat konvencionale më të vjetra se 10-vjet

SUV-ët e rinj ndotin më shumë ambientin sesa veturat konvencionale më të vjetra se 10-vjet

Shpërthimi i popullaritetit të SUV-ve po ka më shumë efekte negative në planet sesa duam ta pranojmë.

Veturat e mëdha janë sërish nën kritikat e aktivistëve të klimës, pasi një studim i ri nga fushata Possible, pretendon se një veturë klasike SUS e blerë 10 vjet më parë, do të emetojë mesatarisht më pak CO2 sesa një SUV i ri i blerë sot, transmeton Telegrafi.


Hulumtimi i The Guardian në Britaninë e Madhe thotë se të dhënat e pronësisë së automjeteve në Angli tregojnë se popullsia me të ardhura më të larta, domethënë 20 për qind kanë 81 për qind më shumë gjasa të zotërojnë një veturë me ndotje të lartë sesa 80 për qind e mbetur e banorëve me të ardhura më të ulëta, që në përgjithësi nuk drejtojnë SUV.

Të dhënat e pronësisë së veturave zbuluan se zotërimi i një SUV lidhet me të jetuarit në një zonë më të pasur, duke sugjeruar që shumë blerës të SUV, i blejnë këto automjete thjesht për imazh dhe jo për ndonjë nevojë praktike për to.

Hulumtimet e mëparshme në Britania zbuluan se 75 për qind e SUV-ve të reja u regjistruan për njerëzit që jetonin në zonat urbane, duke sugjeruar se këto automjete nuk blihen nga nevoja.

Ky nuk është një fenomen i ri në vend, sepse britanikët madje dolën me një emër që përshkruan në mënyrë interesante SUV-të e shtrenjta që kryesisht nuk dalin kurrë nga rrugët e asfaltuara – Chelsea Tractors (distrikti i pasur i Londrës).

Shkurtimisht, studimi pretendon se shumica e popullsisë që blen një veturë të re po blen kryesisht SUV të mëdha më shumë se kurrë më parë, dhe këto janë automjete që janë shumë më të rënda se limuzinat klasike e hatchback-ët që klientët blenë më parë. Për shkak të SUV-ve, ndodh që një veturë e re mesatarisht ndot më shumë se një veturë mesatare 10-vjeçare. /Telegrafi/