LAJMI I FUNDIT:

Suspendohet shefi dhe një polic i Njësisë për Reagim të Shpejtë

Suspendohet shefi dhe një polic i Njësisë për Reagim të Shpejtë

Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës janë suspenduar sot për shkak të “tejkalimit të autorizimeve”.

Burime të Kallxo.com kanë konfirmuar suspendimin e shefit të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSH) dhe të një pjesëtari të kësaj Njësie të Policisë.


Sipas këtyre burimeve zyrtarët e Policisë janë suspenduar pasi dyshohet se gjatë ndalimit të një veture me targa diplomatike CD i kanë tejkaluar autorizimet.

Oficerët e NjRSh-së janë suspenduar për 48 orë.