LAJMI I FUNDIT:

​Supremja shkel Gjykatën Kushtetuese në rastin Drenica 2

​Supremja shkel Gjykatën Kushtetuese në rastin Drenica 2

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, kështu thuhet në kapitullin e VIII-të të Kushtetutës së Republikës së Kosovës- Gjykata Kushtetuese përkatësisht në Nenin 116 pika 1.

Në emisionin “Udhëve” të transmetuar në RTK, thuhet se pavarësisht këtij fakti Gjykata Supreme tek rasti “Drenica 2” nuk përfilli aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.


5 muaj pas vendimit të gjykatës Kushtetuese, Gjykata Supreme e përbërë nga gjyqtarët Valdete Daka, Nesrin Lushta e Jelena Krivokapiq, nxorën një aktgjykim refuzues për rastin Drenica 2 në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lidhur më këtë rast ka folur edhe hartuesi i Kushtetutës prof. Arsim Bajrami, i cili ka thënë se Gjykatës Kushtetuese janë finale dhe të detyrueshme për tërë sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese në bazë të Kushtetutës së Kosovës janë përfundimtare të apelueshme dhe kanë efekt detyrues ndaj të gjitha organeve shtetërore të Republikës së Kosovës. Në rastin konkret vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka konstatuar se ka pas shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë të përcaktuar me nenin 31 të Kushtetutës së Kosovë dhe me nenin 6 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe ky vendim i gjykatës është final dhe i detyrueshëm për tërë sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës, të cilat pas këtij vendimi duhet ta rishqyrtojnë komplet rastin se është aktivizu parimi i prezumicionit i pafajësisë dhe ky riparim i rastit duhet të bëhet në të gjitha nivelet e gjykatave që e kanë trajtuar këtë rast fillimisht në Supreme, pastaj në themelore në mënyrë që palëve tu garantohen të drejtat e përcaktuara kushtetuese”, thotë Bajrami.

Madje sipas profesor Bajramit, Gjykata Supreme është dashur vetëm të merret me implementimin e vendimit të Kushtetuses.

Edhe ish-kryetari i Gjykatës Suprem, Fejzullah Hasani thotë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme, por që sipas tij rasti është dashtë të kthehet në pikën zero atje ku janë konstatuar shkeljet.

“Mirëpo ai është mendimi im unë nuk du ta komentoj as që kam të drejt të komentojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, se vendimi i GJK duhet zbatuar po mënyra se si e ka kthyer çështjen në Supreme mendoj se është e gabuar. Në situatën kur GJK ka konsideruar se në Gjykatën e Shkallës së parë janë cenuar standardet nga konventa formimi i trupit gjykues, nuk ka qenë në përputhje me ligjin dhe kjo ka rënë ndesh me parimin ose standardin e paanshëm është dashur ta anulojë aktgjykimin e gjykatës supreme te apelit dhe atë të shkallës së parë dhe çështjen ta kthejë në gjykatën ku kanë ndodhur shkeljet për të cilën veç ka gjet GJK”, thotë Fejzullahu.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori