LAJMI I FUNDIT:

Supremja refuzon ankesën e LVV-së për verifikimin dhe numërimin e rreth 9 mijë votave të diasporës

Supremja refuzon ankesën e LVV-së për verifikimin dhe numërimin e rreth 9 mijë votave të diasporës
Arkiv

Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) të ushtruara kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për të cilën kishte kërkuar që të verifikohen dhe numërohen 9.748 vota të ardhura prej jashtë vendit me postë.

Gjykata Supreme refuzon nëntë ankesa, gjashtë janë ende në shqyrtim
Lexo po ashtu Gjykata Supreme refuzon nëntë ankesa, gjashtë janë ende në shqyrtim

Ndërkaq, në vendimin e PZAP-së, thuhej: “Refuzohet i pa bazuar apeli Anr.760/2021 i datës 05.03.2021, i paraqitur nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), i cili kërkon që të urdhërohet KQZ-ja, t’i verifikoi dhe t’i numëroj 9.748 pako me fletëvotime të ardhura prej jashtë vendit të dorëzuara në postën nr.6, në rrugën ‘Agim Ramadani’, në Prishtinë”.

Ndryshe, Gjykata Supreme ka pranuar gjithsej 15 ankesa të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori