LAJMI I FUNDIT:

Supertanku i Hitlerit, që “dështoi me sukses” (Foto)

Supertanku i Hitlerit, që “dështoi me sukses” (Foto)

Kur hapi frontin e luftës edhe në Perëndim, Hitleri urdhëroi inxhinierët dhe ushtarakët e tij që të ndërtonin me shpejtësi armë të reja, për të ruajtur avantazhin ndaj Francës dhe Britanisë së Madhe.

E një pjesë e projekteve që u realizuan ishin një dështim i vërtetë. I tillë ishte edhe rasti i mega tankut të quajtur “Gustav”, që nisi të ndërtohet pas pushtimit të Francës, në vitin 1941.


Bëhej fjalë për një makineri me katër kate, që peshonte 1350 tonë dhe që nga topi i vet ishte në gjendje që të qëllonte predha me peshë deri në 4500 kilogramë.

Synimi fillestar ishte që nga brigjet franceze, belge e holandeze të goditej Britania e Madhe, por që nuk u realizua asnjëherë.

Në pranverë të vitit 1942 u testua vetëm në betejën e Sevastopolit, në Krime, ku qëlloi 300 predha mbi qytet, duke e rrafshuar thuajse totalisht atë.

Për aktivizimin e kësaj makinerie nevojiteshin burime të mëdha, por edhe një staf prej dymijë vetash.

“Gustav” lëvizte mbi shina, por nuk ishte një tren dhe për ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore posaçërisht për të, duheshin të tjerë sforco e shpenzime.

Pikërisht kostoja e madhe për ta vënë në lëvizje dhe aktivizuar në betejë, por edhe madhësia e tankut, që e bënte një shënjestër të lehtë për aviacionin armik, detyruan nazistët që të hiqnin dorë nga ky tank dhe të përqendroheshin më shumë tek armët e tjera. /tch/