LAJMI I FUNDIT:

Superliga U21 risia e këtij edicioni në futbollin kosovar

Superliga U21 risia e këtij edicioni në futbollin kosovar

Në fillim të javës së ardhshme nis garat e Superligës U21, një risi kjo e edicionit të sivjetmë, ku marrin pjesë 10 ekipet elitare me grupmoshën e futbollistëve deri në 21-vjeç.

Ky format i ri do të ofrojë mundësi të mëdha për futbollistët e rinj që t’i tregojnë vlerat e tyre dhe të kenë më shumë minutazh dhe vazhdimësi të ndeshjeve gjatë një edicioni, duke u përgatitur kësisoj për paraqitje në ekipet e para të klubeve të tyre.


“Ky format i garave është një tjetër zotim i cili po jetësohet nga programi i mandatit të dytë të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi dhe njëherësh është tregues i përkushtimit ndaj zhvillimit të talenteve”.

“Kjo ligë besohet se do të krijojë rritje të nivelit të futbollit dhe do të sjellë entuziazëm tek futbollistët e rinj, të cilët shpeshherë nuk kanë gjetur hapësirën e duhur në ekipet e para dhe si rrjedhojë jo rrallë e kanë braktisur futbollin aktiv”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Orari i ndeshjeve

Dukagjini – Malisheva, e hënë 17:00, Klinë

Prishtina – Feronikeli 74, e martë 13:00, stadiumi i 2 Korrikut

Drita – Llapi, e mërkurë 17:00, Livoç

Liria – Ballkani, e mërkurë 15:00, Prizren

Fushë Kosova – Gjilani, luhet më vonë

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori