Xhiro e 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll ka filluar ditën e djeshme me dy ndeshje që u zhvilluan, derisa sot në program janë tre të tjera.

Në fakt ditën e sotme tre skuadrat pretendente për titullin e kampionit Ballkani, Drita dhe Llapi do të zbresin në fushë për të luajtur ndeshjet e tyre.


Padyshim që ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në stadiumin '18 qershori' në Klinë, ku Dukagjini është nikoqir i Llapit.

Vendasit në këtë takim vijnë pas fitores ndaj Malishevës dhe synojnë që të vazhdojnë njësoj për tu ngritur në renditjen tabelare.

Llapi Dukagjini 1

Në anën tjetër llapjanët pas humbjes nga Drita kërkojnë këndelljen në Klinë.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani do të udhëtoj drejt Drenasit për tu përballur me Feronikelin '74.

Skuadra e Xhengis Rexhepit synon të shkaktojë befasi në këtë duel, derisa Ballkani kërkon vazhdimësi të fitoreve.

Drita është skuadra më në formë, ku ka marrë pesë fitore radhazi dhe pret Lirinë e Prizrenit para tifozëve të saj.

Gjilanasit kanë për synim të vazhdojnë me fitore, derisa prizrenasit pas pesë humbjeve radhazi kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive.

Të tre duelet e ditës së sotme në Albi Mall Superligë fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app