Pritjes i ka ardhur fundi pasi elita e futbollit kosovar rikthehet ditën e sotme në aksion.

Sot do të zhvillohen tri ndeshjet e xhiros së parë në Superligën e Kosovës në futboll.


Ky sezon i ri do të jetë me risi, pasi do të përdoret edhe sistemi VAR dhe në secilën ndeshje do të ketë nga nëntë zyrtarë.

Pas paraqitjes spektakolare në Evropë, Drita e nis edicionin 2021/22 me ndeshjen si vendas ku përballë do ta ketë Feronikelin.

180377342 290409589394757 6823471773558005224 n

Skuadra e Ardian Nuhiut llogaritet favorite në letër dhe synon ta nisë me fitore edicionin e ri, derisa mysafirët kërkojnë të befasojnë.

Llapi do t'i luaj ndeshjet si vendas në Merdare, ku në xhiron e parë do t'i bëjë konak skuadrës së rikthyer në elitë, Ulpianës.

Pritet një takim tejet interesant mes skuadrave bardhekaltër, edhe pse vendasit shihen si favoritë në letër.

Padyshim që ndeshja më interesante e ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin 'Bajram Aliu' në Skenderaj.

179784013 858082251444459 7085455102163078589 n

Drenica e Tahir Lushtakut do të pres Gjilanin që është përforcuar dukshëm në afatin kalimtar të verës.

Sa herë janë përballur këto dy skuadra kanë shfaqur futboll të bukur dhe njëjtë pritet të jetë edhe sot.

Të tri takimet që janë në program për tu zhvilluar sot, do të fillojnë nga ora 17:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app