LAJMI I FUNDIT:

Super-vetura që kushton miliona euro, është përplasur dhe shkatërruar (Foto)

Super-vetura që kushton miliona euro, është përplasur dhe shkatërruar (Foto)

Pronari i këtij Pagani Huayra, nuk ia ka arritur të përshtatet me shpejtësinë e veturës dhe kushtet e rrugës, duke bërë ndeshje në një rrugë të Parisit.

Vetëm dy muaj më parë, ishte raportuar se kompania e ka punuar një makinë të veçantë, që është quajtur ‘Perlë’, dhe e ka dërguar te një klient i paemëruar, transmeton Telegrafi.


Mësohet se vetura ka kushtuar ‘miliona euro’, që të punohet në mënyrë unike, për t’i plotësuar kërkesat specifike të pronarit.

Megjithëse nuk bëhen të ditura detajet, dihet se tashmë është e papërdorshme dhe se nuk mund të riparohet, kjo veturë duhet të dërgohet në deponi metali.

Super vetura qe kushton miliona euro eshte perplasur dhe shkaterruar foto 2

Mediat në Francë i kanë publikuar fotografitë që e shfaqin ‘Perlën’ e Paganit, të përplasur dhe të dëmtuar rëndë.

Nuk bëhet i ditur identiteti i shoferit, por thuhet se është në gjendje të mirë shëndetësore, pas këtij aksidenti. /Telegrafi/