LAJMI I FUNDIT:

Super-risi nga rrjeti social: Lansohet Facebook Marketplace, hapësira e re për shitblerje online!

Super-risi nga rrjeti social: Lansohet Facebook Marketplace, hapësira e re për shitblerje online!

Facebook ka lansuar një aplikacion të ri të quajtur Marketplace që është dizajnuar për t’i ndihmuar përdoruesit e rrjetit social që të blejnë dhe shesin gjëra në vendet që janë afër zonës së tyre të momentit.

Tipar i ri i Facebook Marketplace do të ju shfaq artikuj për shitje bazuar në vendndodhjen tuaj dhe ju mund të shisni sende nga aplikacioni i Facebook.


“Facebook është vendi ku njerëzit lidhen, dhe në vitet e fundit shumë njerëz janë duke e përdorur Facebookun për t’u lidhur në një mënyrë ose një tjetër: blerjen dhe shitjen e gjësendeve me njëri-tjetrin. Ky aktivitet ka filluar me grupet e Facebook dhe më pas është rritur ndjeshëm. Më shumë se 450 milionë njerëz vizitojnë grupet që ofrojnë shitblerje çdo muaj” është thënë në deklaratën e Facebook.

“Ne kemi lansuat Marketplace për të ndihmuar njerëzit të bëjnë më shumë prej këtyre lidhjeve, si një destinacion i përshtatshëm për të zbuluar, blerë dhe shitur gjëra me njerëzit në komunitetin tuaj. Marketplace e bën të lehtë për të gjetur gjëra të reja që ju i doni, dhe për të shitur atë që nuk ju duhet. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë mundësitë dhe karakteristikat e e reja për të bërë këtë përvojë të mirë për njerëzit” thuhet më tej në njoftim.