LAJMI I FUNDIT:

Super oferta me 7 maj për hapjen e dyqanit të 7-të Neptun

Super oferta me 7 maj për hapjen e dyqanit të 7-të Neptun

Më 4 maj Neptun hapi dyqanin e 7-të në Istog, më sipërfaqe 160 m2, në rrugën “Skënderbeu pn”, por  vendosën të festojnë hapjen e re me datë 7 maj, që jo rastësisht koincidon me hapjen e dyqanit te 7të Neptun në Kosovë, me shumë surpriza për konsumatorët – ulje të mëdha dhe oferta të shkëlqyera vetëm për një ditë në dyqanin e ri në Istog.

20150506_100232

“Jemi të ngazëllyer për të hapjen e dyqanit tonë të 7-të në Istog dhe për të zgjerimin tonë atje. Për hapjen e  dyqanit ne kemi vendosur të befasojmë të gjithë klientët me zbritje të mëdha dhe super oferta nga të gjitha brendet e njohura në Neptun. Mezi po presim të prezantojmë dyqanin e ri në një qytet si Istogu, me ndriçim të theksuar, produkte të cilësisë së lartë, shërbime të shkëlqyera ndaj konsumatorit ,të gjitha këto në një atmosferë të veçantë. Klientët tanë do të shijojnë blerjet në një mjedis që u bën thirrje të gjitha shqisave. Dizajn elegant,produkte me cilësi të lartë nga dora e fundit e teknologjisë, si dhe aftësia për të ofruar atyre shërbimin më të mirë ,janë indikatorë që të inkurajojnë për të realizuar blerjet në Neptun “. – deklaroi Kaltrina Hoxha, koordinatore marketingu në Neptun.

Neptun është rrjeti dyqaneve me pakicë me një gamë të gjerë të prodhimeve nga pajisje shtëpiake, TV /Audio / Video, sektor të IT-së, kamera,telefona të mençur, kujdes personal dhe bukuri, ftohje, ngrohje dhe pajisje tjera të komunikimit. Neptun është degë e Neptun International, që ka 60 dyqane në rajon, ndër të cilat 7 janë në Kosovë – në Prishtinë, Fushë Kosovë, Prizren, Pejë, Gjilan,Ferizaj dhe Istog.

Artikull i sponsorizuar