LAJMI I FUNDIT:

Super mundësi financimi për të investuar në Rrugën A – Prishtina Green Residence!

Super mundësi financimi për të investuar në Rrugën A – Prishtina Green Residence!

Tani kur veçse të gjithë e kanë kuptuar se “Rruga A” po ndërtohet me qëllim që ta lidh lagjen Emshir me lagjen e Spitalit, për të vazhduar në Mati 1 – Mati 2 e deri në Matiqan, të gjithëve u është rritur interesimi për këtë zonë.

E qershia mbi tortë e kësaj rruge do të jetë “Prishtina Green Residence”, e cila do të ndërtohet në qendër të “Rrugës A”.

Me gjithsej 13 kate – 2 për afarizëm e 11 për banim – sigurisht se gjithsecili do të dëshironte të investonte në këtë projekt të përbërë prej 5 blloqeve.

Në mënyrë që mundësitë e financimit të jenë sa më të lehta, tani do të keni super mundësi financimi për në Prishtina Green Residence përmes Raiffeisen Bank apo përmes bankës TEB.

Raiffeisen Bank ju mundëson të merrni kredi hipotekare deri në 350,000 euro me afat kthimi deri në 25 vjet, ndërkaq banka TEB ju ofron kredi me afat kthimi deri në 180 muaj me normë efektive të interesit 4.11%.

Në projektin “Prishtina Green Residence” do të ofrohen gjithsej 25 tipe të banesave, duke filluar nga 54 metra katrorë e deri në 132 metra katrorë, në mënyrë që t’u përshtaten të gjitha kërkesave të mundshme për secilën nevojë banimi.

Për ata që dëshirojnë diçka më të veçantë, kati IV do të jetë më ndryshe, duke ofruar banesa deri në 180 metra katrorë me hapësira më të mëdha, tarraca më të mëdha dhe i tërë kati do të jetë me fasadë xhami.

Sa i përket afarizmit, bizneseve të shitblerjes apo atyre të shërbimeve, pozicionimi i objektit 150 metra buzë rrugës, në qendër të “Rrugës A”, i shton vlerë dhe ju siguron se investimi në lokal apo zyrë është 100% i duhur.

Artikull i sponzorizuar