LAJMI I FUNDIT:

Super-jahti i me tri kuverta i prodhuar në Dubai, që kushton 20 milionë dollarë, u shpall si më i miri në shfaqjen më të rëndësishëm me lundra në ujë

Super-jahti i me tri kuverta i prodhuar në Dubai, që kushton 20 milionë dollarë, u shpall si më i miri në shfaqjen më të rëndësishëm me lundra në ujë

Ford Lauderdale International Boat Show e ka ngritur vetën, si shfaqja më e rëndësishme në botë, me lundra që ndodhen në ujë, teksa këtë vit ka shënuar 60 vjetorin e themelimit.

Me karakteristikat e fuqishme që ka ky aktivitet, nuk është e habitshme, që në të janë dërguar super-jahtet më të mira, nga kantinat më të specializuara në mbarë botën, që u ankoruan në fillim të nëntorit në brigjet e Floridës së Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.


Derisa ishin më se 100 mijë lundra të ndryshme, jahti që la mbresa më së shumti ishte Majesty 140.

Ky jaht me rreth 42 metra, që ka tri kuverta, është prodhuar nga Gulf Craft në Dubai, ndërsa u vlerësua nga NBC Sport si më i miri nga të gjithë, është shitur në ditën përmbyllëse për 20 milionë dollarë.

Të dhëna shtesë rreth këtij jahti, si dhe imazheve që e tregojnë nga afër, mund t’i shihni më poshtë.

I ndërtuar në Dubai nga Gulf Craft, Majesta 140 ishte super-jahti që u vlerësua si më i miri në shfaqjen Fort Lauderdale International Boat Show, të zhvilluar në fillim të nëntorit.

Megjithëse kjo jaht nuk e ka as gjysmën e gjatësisë së Madsummer që ka 95 metra dhe ishte lundra më e gjatë në atë shfaqje, nuk i mungojnë shumë pjesë luksoze.

Në kuvertën e vendosur në pjesën e sipërme, e një “klub plazhi” privat…

… që ka shumë hapësira për qëndrim, me një jacuzzi në mes.

Brenda ka një hapësirë shumë të këndshme për pushim, që duket e thjeshtë dhe luksoze.

Cristiano Gatto dhe ekipi i tij, që deri më tani kanë marrë pjesë në mbi 200 shfaqje për jahte, janë kujdesur për dizajnimin e këtij jahti.

Për këtë super-jaht janë paguar 20 milionë dollarë, në ditën e fundit të shfaqjes.

Vitin e kaluar, në të njëjtën shfaqje, fituese është shpallur Mangusta Oceano Namaste, një jaht me 41 metra dhe shumë luksoze.

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Videoja e djalit bëri xhiron e botës - ai shikoi kamerën dhe krijoi kaos në rrjetet sociale

Videoja e djalit bëri xhiron e botës - ai shikoi kamerën dhe krijoi kaos në rrjetet sociale

Fun
Kalo në kategori